Facebook blen Giphy për 400 milionë dollarë - Bota Sot
Facebook blen Giphy për 400 milionë dollarë

Teknologji

Facebook blen Giphy për 400 milionë dollarë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Në një veprim të befasishëm, Facebook ka njoftuar sot që ka blerë shërbimin e famshëm të GIF-ave, Giphy.

Marrëveshja vlen rreth 400 milionë dollarë dhe plani fillestar i Facebook do të jetë të lidhë platformën e madhe të GIF-ave me rrjetin e saj të madh social, Instagram.

Axios solli lajmin këtë mëngjes para se të konfirmohej nga Facebook. Kompania me sa duket ishte në bisedime me Facebook përpara pandemisë së koronavirusit, thuhet sipas burimeve anonime.

Ata filluan të krijojnë më shumë partneritet mes vete përpara se planet e tyre të shndërrohen në një blerje të plotë nga ana e gjigantit Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat