Vendimi drastik i Zuckerberg, punonjësit mund të punojnë nga shtëpia për 10 vitet e ardhshme

Teknologji

Vendimi drastik i Zuckerberg, punonjësit mund të punojnë nga shtëpia për 10 vitet e ardhshme

Më: 22 maj 2020 Në ora: 09:06
Zuckerberg

Facebook ka vendosur “të përqafojë” përgjithmonë punën në distancë edhe pasi të lehtësohen bllokimet e vendosura me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Ky vendim u përcoll nga drejtori Ekzekutiv Mark Zuckerberg i cili u tha punonjësve se do vijojnë ë punojnë nga shtëpia.

Zuckerberg tha që rrjeti më i madh social në botë do të fillonte “punësimin në distancë”, duke shtuar se rreth gjysma e punonjësve do të vijonin punën në distancë gjatë 5 deri në 10 vitet e ardhshme.

Zuckerberg tha se vendimet e tij nuk janë vetëm nga kërkesa e punonjësve, por ka një numër përfitimesh të tjera për punësimin në distancë. Kjo do të zgjerojë talentet e njerëzve që Facebook mund të punësojë, tha ai, dhe mund të ndihmojë Facebook të rrisë larminë e forcës së saj të punës, si racore ashtu edhe etnike, por edhe ideologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat