Playstation 5, drejtori i lojërave të Sony thotë se PS5 ofron ndryshim të paradigmës

Teknologji

Playstation 5, drejtori i lojërave të Sony thotë se PS5 ofron ndryshim të paradigmës

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 16:27
Jim Ryan

PlayStation 5 më në fund ka prezantuar konzolën e saj të re me një pamje mjaft tëheqëse.

Por jo të gjithëve u pëlqej pamja e re e saj, sidomos ngjyrat bardhë e zi. Por për shumë konsumatorë, janë lojërat ato që tërheqin më shumë sesa estetika e konzoles.

Pas prezantimit të saj shumë fansa të saj u përlotën kur panë produktin nga kompania Sony. Por ajo që  habiti shumë ishte se Sony nuk tregoi saktë çmimin e PS5.

Por disa lajme që kanë qarkulluar më herët është mësuar se PS5 pritet të kushtojë rreth 470 dollarë, pra ky është PlayStation më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.

Në një intervistë për BBC, shefi ekzekutiv i PlayStation, Jim Ryan tregon më shumë për gjeneratën e re të PS5.

“PlayStation u krijua në atë mënyrë që do të kënaqte me siguri shumicën e personave që do ta blinin atë. Ky është një dizajn i ri dhe shumë tërheqës. Kjo është ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë. Dhe ne mendojmë se kemi qenë të suksesshëm në këtë”, tha Ryan.

“Lojërat ekskluzive që janë në PS5 padyshim janë një pikë ndryshimi midis sistemit tonë dhe të tjerëve. Por nuk është vetëm ekskluziviteti që e dallon kompaninë tonë, por cilësia e punës është ajo që ka rëndësi dhe për momentin”, vazhdoi ai.

Për momentin, duket se po flasim për grafika më të mira dhe më të shpejtë, por çfarë tjetër ofron e gjeneratës e re e PS5?

Ne mendojmë se audio 3D është një ndërrim paradigmë. Ne mendojmë se funksionaliteti i kontrolluesit të ri, i cili përsëri duhet të provohet të vlerësohet plotësisht, është një zhvendosje paradigme. Ne mendojmë se mekanizmi i ruajtjes SSD dhe mënyra në të cilën mund të ju ndihmojë të lëvizni midis botëve në lojëra dhe të eleminoni kohërat e ngarkimit është një ndërrim rrënjësor.

“Ju nuk do të dëgjoni asgjë për çmimin këto ditë”, u shpreh Ryan.

Prezantimi i PS5 u shty për një javë si rezultat i trazirave në Shtetet e Bashkuara. A çoi ajo situatë në ndonjë ndryshim në përmbajtjen e treguar apo ndonjë gjë tjetër në prezantimin e tanishëm?

“Jo, nuk ndodhi”, u përgjigj shkurt Ryan.

Dhe ndërsa hyjmë në një periudhë të pasigurisë ekonomike, a është koha e duhur për të lëshuar një gjeneratë të re të PS5?

Historia na ka treguar se biznesi ynë është një nga bizneset më të aprovuara nga recesioni. Por unë mendoj se kjo do të forcojë nevojën tonë për të siguruar që të përqendrohemi në marrjen e duhur të ekuacionit të vlerës.

Ne duhet të jemi më të vëmendshëm se kurrë më parë për të siguruar që propozimi i vlerës së përgjithshme për sa i përket konzolës dhe lojërave, cilësisë së lojërave, sasisë së lojërave – e bën këtë diçka për të cilën komuniteti ynë aspiron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat