Transferta parash dhe blerje online, shikoni risitë e reja të WhatsApp

Teknologji

Transferta parash dhe blerje online, shikoni risitë e reja të WhatsApp

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 22:25
Ilustrim

Aplikacioni Whatsapp ka nisur pagesat digjitale në Brazil duke e bërë vendin latino-amerikan të parin në botë që ofron një mundësi të tillë.

Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla.

Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmes një postimi në rrjetin social.

''Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që përdorin WhatsApp në Brazil. Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa më lehtë, sikurse ndarjen e fotografive. Ne gjithashtu po mundësojmë bizneset e vogla të bëjnë shitje në WhatsApp, raporton ATSh.

Për ta bërë këtë, ne po ndërtojmë në Facebook Pay, i cili ofron një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme për të bërë pagesa në aplikacionet tona. Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë që e bënë të mundur këtë. Ne jemi duke punuar me bankat lokale, duke përfshirë Banco do Brasil, Nubank, Sicredi si dhe Cielo, procesori kryesor i pagesave për tregtarët në Brazil.

Brazili është vendi i parë ku ne jemi duke kryerpagesa në WhatsApp'', shkruan Zuckerberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat