​Musk: Jemi afër nivelit të pestë të teknologjisë autonome të drejtimit

Teknologji

​Musk: Jemi afër nivelit të pestë të teknologjisë autonome të drejtimit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Pronari i prodhuesit amerikan të veturave elektrike "Tesla", Elon Musk, deklaroi sot se kompania e tij është shumë afër përvetësimit të nivelit të pestë të teknologjisë autonome të drejtimit, e cila lejon që automjetet të lëvizin pa asnjë pjesëmarrje të shoferit.

"Jam jashtëzakonisht i bindur që niveli i pestë, domethënë, në thelb, autonomi e plotë, do të bëhet realitet dhe unë mendoj se do të ndodhë shumë shpejt," tha Musk në një video-mesazh në hapjen e Konferencës botërore të këtij viti mbi Inteligjencën Artificiale në Shangai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat