Vidhen pjesët telefonike të Samsung, me vlerë mbi 330,000 dollarë

Teknologji

Vidhen pjesët telefonike të Samsung, me vlerë mbi 330,000 dollarë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 13:11
Samsung

Pjesët e telefonave celularë vlejnë shumë, dhe nuk është e pazakontë që ato të vidhen.

Duke pasur parasysh shkallën në të cilën Samsung i prodhon pajisjet, ajo ka pjesë me vlerë dhjetëra milion dollarësh nëpër rrugë, në çdo moment.

Një dërgesë e tillë u godit nga gjashtë persona në Noida, Indi.

Policia në Noida ka arrestuar gjashtë persona, përfshirë tre drejtues kamionësh, nën dyshimin se kanë vjedhur pjesët e telefonave të “Samsung”.

Vlera e këtyre pjesëve thuhet se është pak më shumë se 330,000 dollarë.

Për fat të mirë, asnjë nga pjesët nuk humbën, pasi që Policia i ka gjetur 56 kutitë e vjedhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat