Shefat e Apple, Google, Facebook dhe Amazon në seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, lidhur me dyshimet e dominimit të tregut - Bota Sot
Shefat e Apple, Google, Facebook dhe Amazon në seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, lidhur me dyshimet e dominimit të tregut

Teknologji

Shefat e Apple, Google, Facebook dhe Amazon në seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, lidhur me dyshimet e dominimit të tregut

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Drejtorët Ekzekutiv të katër gjigantëve të teknologjisë do të paraqiten para Kongresit javën e ardhshme, ku ata do të duhet të mbrojnë fuqinë në rritje të kompanive të tyre ndaj ligjvënësve të cilët janë skeptikë ndaj praktikave që këto kompani të mëdha amerikane i aplikojnë.

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos, Tim Cook i Apple, drejtori i Facebook Mark Zuckerberg dhe Sundar Pichai i Alphabet, i cili zotëron Google dhe YouTube, do të dëshmojnë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm nga nënkomiteti i Antitrustit të Gjyqësorit për mbizotërimin e platformave dixhitale.

Që nga qershori, nënkomiteti ka mbajtur seanca dëgjimore me konkurrentë më të vegjël, të cilët kanë dëshmuar për praktikat e supozuara monopoliste të këtyre gjigantëve. Tani, të katër kompanitë e teknologjisë do të paraqiten së bashku për t’iu përgjigjur pyetjeve bazuar në gjetjet e komitetit.

Seanca dëgjimore është caktuar për të mërkurën në mesditë, thonë burimet për Axios, pasi ajo u shty nga e hëna për shkak të një memoriali për përfaqësuesin e ndjerë tashmë, John Lewis.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat