Rikthehet Bitcoin – vlera e tij rritet mbi 10 mijë dollarë

Teknologji

Rikthehet Bitcoin – vlera e tij rritet mbi 10 mijë dollarë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 11:00
Bitcoin

Bitcoin pas lëvizjeve relativisht të vogla të çmimeve të kohëve të fundit, u rrit me mbi 10 mijë dollarë për herë të parë që nga fillimi i muajit qershor.

Sipas CoinMarketCap, aktualisht valuta dixhitale po tregtohet me 10,157 dollarë, që është 4.43 për qind më e lartë se 24 orë më parë.

Bitcoin arriti në mbi këtë vlerë për herë të fundit më 2 qershor dhe që nga atëherë ka parë një rënie të qëndrueshme.

Gjatë javës së fundit, Bitcoin është rritur me rreth 11 për qind.

Bitcoin nganjëherë është quajtur “ari dixhital” me avokatët që thonë se mund të jetë një investim i mirë strehimi. Mirëpo, ky ka tentuar të tregtohet më afër tregjeve të kapitalit kohëve të fundit dhe është i njohur për paqëndrueshmërinë e tij të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat