Google dhe Samsung pranë një marrëveshjeje multi-miliardë dollarëshe

Teknologji

Google dhe Samsung pranë një marrëveshjeje multi-miliardë dollarëshe

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 17:53
Samsung dhe Google

Google dhe Samsung kanë hyrë në diskutime për ti dhënë aplikacioneve e shërbimeve të motorit të kërkimit më shumë hapësirë në pajisjet e prodhuesit Koeran.

Marrëveshja do të përfshijë promovimin e Google Assistant dhe Play Store mbi alternativat e Samsung.

Samsung është kompania më e madhe në botë e prodhimit të smartfonëve dhe lider në botën e Android. Ndërsa telefonët e kompanisë përdorin Android, Samsung vazhdimisht është përpjekur të ndërtojë një ekosistem të tij me aplikacione si Bixby dhe Galaxy Store.

Në të kaluarën Samsung dhe Google janë përplasur për përshtatjen e Android dhe është raportuar se Samsung kishte rënë dakord të eliminonte disa aspekte të TouchWiz në 2014.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar por Google ka një marrëveshje multi-miliardëshe me Apple që të jetë motori kryeso ri kërkimit në shfletuesin Sfari.

Lajmi vjen në një kohë kur Google po akuzohet për abuzime me pozitat dominuese. Përdorimi i disa shërbimeve të Google në telefonët Android është i detyrueshëm çka ka shtuar dyshimet tek autoritetet rregullatore në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat