Rrjedh imazhi i parë i Samsung Galaxy Z Fold 2

Teknologji

Rrjedh imazhi i parë i Samsung Galaxy Z Fold 2

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:34
Samsung Galaxy Z Fold 2

Telefoni i mençur i ri i palosshëm u fotografua për herë të parë. Konfigurimi i kamerës në veçanti duket se ka ndryshuar.

Pak para ngjarjes së Samsung “Galaxy Unpacked” që do të mbahet më 5 gusht, u shfaq një foto e telefonit inteligjent të ri të palosshëm Fold 2. Një foto tregon pajisjen gjatë ndezjes.

Emri Galaxy Z Fold 2 5G shfaqet në ekran. Samsung prezantoi “Z” me Galaxy Z Flip, i cili doli në treg në fillim të vitit.

Madhësia e ekranit prej 7.3 inç dhe një ritëm rifreskimi prej 120 Hz tashmë i kemi mësuar edhe më herët.

Çmimi vlerësohet tashmë 1,780 dollarë deri në 1,980 dollarë.

Më herët ky telefon mendohej se do të dilte në shitje për një çmim prej 2.100 eurosh.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat