Trump pohon se po shqyrtohet mundësia ndalimin të përdorimit të TikTok-ut në SHBA

Teknologji

Trump pohon se po shqyrtohet mundësia ndalimin të përdorimit të TikTok-ut në SHBA

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:26
Donald Trump

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka pohuar se administrata e tij po “shikon mundësinë për të marrë një vendim për mbylljen e aplikacionit ‘TikTok’ në SHBA”.

Aplikacioni i mediave sociale është në pronësi të një firme kineze – megjithëse dyshohet se drejtohet nga një CEO amerikan, raporton The Independent.

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime në lidhje me qeverinë kineze duke përdorur të dhëna private dhe personale përmes telefonave celularë të amerikanëve.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kohët e fundit paralajmëroi amerikanët që përdorin TikTok-un.

“Në lidhje me aplikacionet kineze në celularët e njerëzve, mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do ta marrin këtë të drejtë”, tha ai. “Unë nuk dua të dal para Presidentit Trump, por është diçka që ne po e shyqrtojmë mundësinë”, shtoi Pompeo.

Ndryshe, kompania ka njoftuar se rreth 800 milionë njerëz kan shfrytëzuar shërbimet e aplikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat