Që nga tani e tutje, TikTok do iu paguajë nëse bëni video

Teknologji

Që nga tani e tutje, TikTok do iu paguajë nëse bëni video

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:55
TikTok

TikTok ka njoftuar se ka ndarë një fond prej 54 milionë dollarësh për zhvilluesit e aplikacioneve në platformën e tyre në Evropë.

Në një postim në blog, kompania njoftoi se dëshiron tu “japë individëve të talentuar mundësinë për ta kthyer krijimtarinë e tyre në karrierë”. Firma pret që totali i fondit të grumbulluar të rritet në rreth 231 milion gjatë tre viteve të ardhshme, shkruan The Independent.

Një fond i ngjashëm prej 200 milionë dollarësh u lansua kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara, me qëllimin për ta rritur atë fond në 1 miliard dollarë në tri vitet e ardhshme.

Përpara kësaj, përdoruesit ishin në gjendje të fitonin para vetëm përmes programeve ‘livestream’ ose partneritetit me marka.

Një veprim i tillë vjen pasi rrjeti social Instagram, po nxjerr produkte për të sfiduar mbizotërimin relativ të TikTok në rrafshin e rrjeteve sociale.

Instagram së fundmi lansoi mjetin Reels në Brazil, cili lejon përdoruesit të krijojnë video muzikore deri në 15 sekonda – të njëjtën kohëzgjatje të lejuar nga TikTok.

Pushtetarët amerikanë janë shprehur skeptik lidhur me aplikacionin TikTok, për shkak të rrezikimit të sigurisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se “me përdorimin e TikTok, amerikanët po ua servojnë të dhënat Partisë Komuniste Kineze”. Presidenti amerikan, Donald Trump, në anën tjetër, ditë më parë u shpreh se ka marrë në konsideratë ta ndalojë aplikacionin me prejardhje kineze në hapësirën gjeografike amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat