Një gabim në Instagram tregon ‘kamerën e ndezur’, edhe kur përdoruesit nuk bëjnë fotografi

Teknologji

Një gabim në Instagram tregon ‘kamerën e ndezur’, edhe kur përdoruesit nuk bëjnë fotografi

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Një nga karakteristikat më të përfolura të sistemit operativ iOS 14 është depërtimi i veprimtarive të aplikacioneve dhe të dhënave që ata përdorin.

Për shembull, disa përdorues kanë vërejtur një simbol të gjelbër që tregon se kamera është ndezur gjatë shfletimit në Instagram, edhe kur nuk janë duke marrë foto ose video.

Një zëdhënës në Instagram tha se ishte një “gabim”, dhe se ai do të bënte çmos për ta korrigjuar sa më shpejt, shkruan The Verge.

 

Duket se kjo është një masë tjetër agresive me të cilën iOS 14 dëshiron të qëndrojë në rrugën e “prekjes” së intimitetit dhe mbrojtjes së përdoruesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat