Australia pritet të marrë vendim që Facebook dhe Google të paguajnë kompanitë e mediave për lajme

Teknologji

Australia pritet të marrë vendim që Facebook dhe Google të paguajnë kompanitë e mediave për lajme

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Australia dëshiron të detyrojë që Facebook-u dhe Google të paguajnë organizatat e mediave për përdorimin e përmbajtjes së lajmeve.

Rregullatorët të premten lëshuan projektligjet që do t’i lejonin botuesit e lajmeve në vend që të negocionin kompensimin me dy kompanitë e teknologjisë për shfaqjen e lajmeve.

Kjo do të lejonte që media të caktuara të negociojnë individualisht ose kolektivisht me Facebook dhe Google, që të hyjnë në arbitrazh nëse palët nuk mund të arrijnë një marrëveshje brenda tre muajve.

Tani për tani, Google dhe Facebook janë kompanitë e vetme të teknologjisë që do t’i nënshtrohen rregullores së re.

Facebook dhe Google për vite me radhë e kanë shqyrtuar sesi ata ta shfaqin përmbajtjen e tyre, me kompanitë e mediave që argumentojnë se gjigantët e teknologjisë duhet t’i paguajnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat