TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund

Teknologji

TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një zyrtare e lartë e aplikacionit të famshëm, TikTok, është kundërpërgjigjur ndaj planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e kësaj platforme në ShBA, duke thënë se ata nuk do të shkojnë askund.

Menaxherja e përgjithshme e aplikacionit, Vanessa Pappas, e publikoi një video me të cilën duket se synoi t’i largonte brengat e krijuesve të platformës dhe përdoruesve të saj, shkruan “Metro UK”.

“E kemi dëgjuar përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme dhe dëshirojmë të themi faleminderit. Ne nuk jemi duke planifikuar që të shkojmë askund”, tha ajo.

“Jam krenare me  1,500 punëtorët tanë në ShBA, të cilët punojnë në këtë aplikacion çdo ditë dhe 10,000 vendet e punës shtesë që do t’i sjellim në këtë vend gjatë tre vjetëve të ardhshëm”, shtoi zonja Pappas.

Deklarata e saj erdhi pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do ta bllokojë aplikacionin e famshëm në Shtetet e Bashkuara, si për rastësi, pikërisht në kohën kur platforma po e feston ditëlindjen e dytë.

Presidenti amerikan tha se mund ta përdor pushtetin emergjent në ekonomi ose një urdhër ekzekutiv për ta ndaluar këtë aplikacion në ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat