Jeni kurioz të dini cila është fotoja e parë e publikuar në historinë e Instagram?

Teknologji

Jeni kurioz të dini cila është fotoja e parë e publikuar në historinë e Instagram?

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Rrjeti social më i përdorur në botë, Instagram, u lançua më 6 tetor të vitit 2010.

Bashkëthemeluesit e aplikacionit, Kevin Systrom dhe Mike Krieger i kanë kushtuar një përkujdesje të veçantë zhvillimit të aplikacionit për ta bërë sa më suksesshëm dhe ia kanë dalë më së miri!

Mirëpo, jeni bërë ndonjëherë kuriozë të dini si ka nisur historia e Instagram?

Fotoja e parë e pubikuar në Instagram është një ekran me figura të ndriçuara, foto e publikuar më 16 korrik të vitit 2010 nga Kevin, si një test për aplikacionin.

Më tej, kjo foto pasoi me foton e një tasi dhe një piruni, ndërsa fotoja e tretë është një qen endacak.

Madje, krahas fotos së qenit, Kevin shkruan fjalën “test“.

Gjatë një interviste për “Daily Telegraph”, Systrom është shprehur:

“Ta kisha ditur që do të ishte fotografia e parë në Instagram, do të isha menduar pak më shumë.”

Tashmë, askujt nuk i mungon një llogari në Instagram.

Ky aplikacion është më i famshmi dhe më i përdoruri në botë, i cili gjeneron shifra të paimagjinueshme fitimi.

Gjithkush ka mundësinë të publikojë ç’dëshiron dhe të lidhet me persona nga e gjithë bota.

Instagram është kthyer në një formën më të thjeshtë të komunikimit me këdo.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat