Shumë presion – një nga njerëzit kryesorë largohet nga TikTok

Teknologji

Shumë presion – një nga njerëzit kryesorë largohet nga TikTok

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:25
TikTok

Kompania e famshme TikTok me bazë në Pekin, ka njoftuar zyrtarisht se kreu i departamentit të inteligjencës artificiale, Ma Wei Jing, po largohet nga puna e tij për shkak të një numri në rritje të akuzave për shkelje të shtetit dhe intimitetit.

Wei Jing u bashkua me TikTok në vitin 2017, pasi u largua nga Microsoft.

Largimi i tij erdhi në mes të sfidave rregulluese në rritje në të gjithë botën, dhe kërcënimet që Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë TikTok për shkak të marrjes pa leje të të dhënave personale nga autoritetet kineze.

Qysh në fund të javës, Wei Ying do të largohet nga puna e tij, dhe nuk dihet akoma kush mund ta pasojë atë.

Ai ishte arsimuar në Shtetet e Bashkuara dhe Tajvan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat