WhatsApp me opsion të ri për të verifikuar mesazhet “fake” në disa shtete - Bota Sot
WhatsApp me opsion të ri për të verifikuar mesazhet “fake” në disa shtete

Teknologji

WhatsApp me opsion të ri për të verifikuar mesazhet “fake” në disa shtete

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Informacionet që qarkullojnë në grupe apo chat privat e bëjnë të pamundur verifikimin e tyre në burimin origjinal.

Siç duket, ky nuk do të jetë jetë më një problem sepse shërbimi i mesazheve ka vendosur një funksion të ri që lejon kontrollin direkt në web nëse mesazhi që vjen është i vërtet apo jo.

Ky shërbim ka hyrë tashmë edhe në Itali dhe shoqërohet me një llupë zmadhuese përmes së cilës përmbajtja e mesazhit kopjohet në internet ku mund të jetë më pas e mundur të kryhen kërkime.

Bëhet fjalë për një shërbim të krijuar në vitin 2019, por kompania e drejtuar nga Zuckerberg ka vendosur ta fusë tashmë në përdorim për shkak të informacioneve jo të sakta në qarkullim për Covid-19.

Ky opsion ka hyrë më 7 gusht në funksion në Itali, Brazil, Irlandë, Meksikë, Spanjë, Mbretëri e Bashkua dhe SHBA, por më pas edhe në vende të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat