Autoritetet ruse: Apple ka abuzuar me App Store

Teknologji

Autoritetet ruse: Apple ka abuzuar me App Store

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Pas një hetimi 1-vjeçar, autoritetet Ruse kanë gjetur se prodhuesi i iPhone ka abuzuar me pozitat dominuese në shitjen e aplikacioneve.

Këto hetime nisën pasi gjiganti i sigurisë Kaspersky Lab u ankua se Apple kishte refuzuar një aplikacion nga App Store.

Autoritetet arritën në përfundimin se Apple detyron zhvilluesit të shpërndajnë aplikacionet në App Store dhe më pas i bllokon në mënyrë të paligjshme.

Vendimi vjen në një kohë kur Apple përballet me akuza dhe presione lidhur me App Store në SHBA dhe Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat