Facebook do të integrojë sistemet e bisedave për Instagram dhe Messenger

Teknologji

Facebook do të integrojë sistemet e bisedave për Instagram dhe Messenger

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Facebook ka nisur bashkimin e hapësirave për bisedime në Instagram bashkë me shërbimet e mesengjerit në Faceobok.

Siç raporton “The Verge”, Facebook po planifikon të integrojë sistemet e bisedave për Instagram dhe Messenger.

Ky përditësim është parë së fundmi në disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përdoruesit që kanë marrë një njoftim përmes Instagramit.

Sipas raportimit, ende nuk mund t’u dërgohen përdoruesve të Facebookut mesazhe përmes Instagramit, por lëvizja sinjalizon se gjiganti teknologjik po i përmbahet planeve për bashkim të platformave përmes Messengerit, Instagramit dhe WhatsAppit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat