Apple lançon pakon e shërbimeve të kombinuar Apple One

Teknologji

Apple lançon pakon e shërbimeve të kombinuar Apple One

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:01
Apple One

Spekulimet ishin të vërteta sepse në aktivitetin e datës 15 Shtator Apple zyrtarisht prezantoi shërbimin Apple One: një okmbinim i produkteve dhe shërbimeve të Apple për 15 dollarë në muaj.

Këtu përfshihen Apple Arcade, Apple Music, Apple TV+ dhe iCloud (50GB). Çmimi prej 15 dollarësh është për planet individuale ndërsa ato familja me deri në 6 anëtarë kushton 20 dollarë në muaj.

Ky i fundit rrit kapacitetin në iCloud në 200GB. Plani më i shtrenjtë quajtur Premier përfshin Apple News dhe 2TB iCloud dhe kushton 30 dollarë.

Apple One do të jetë falas për 30 ditë për tu përdorur. Kompania thotë se të gjitha shërbimet së bashku do të shohin vetëm një tarifë mujore në fund. Planet individuale dhe familjare të Apple One do të ofrohen këtë Vjeshtë në 100 vende të botës.

Kompania thotë se Apple One ju kursen përdoruesve 6 dollarë në muaj ndërsa plani familjar 8 dollarë në muaj nëse do ti kishin blerë individualisht shërbimet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat