Galaxy Watch3, kombinimi i inovacionit dhe brilancës

Teknologji

Galaxy Watch3, kombinimi i inovacionit dhe brilancës

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 16:07
Galaxy Watch3

Mes pajisjeve të tjera inovatore, bota pa më 5 gusht në eventin virtual te SamsungUnpacked, Galaxy Watch3, një orë inteligjente e gjeneratës tjetër që kombinon artizanatin epa kohë me veçori innovative të shëndetit dhe mirëqenies. Galaxy Watch3 është padyshimaksesori ideal për të mirëmbajtur stilin e jetesës tuaj dhe rutinat e përditshme, veçanërisht në gjendjen aktuale.Ora inteligjente është integruar thjeshtësisht në ekosistemin më të gjerë Galaxy për t'ju ndihmuar të jetoni më të shëndetshëm, të komunikoni më mirë dhe të përfitoni sa më shumë nga teknologjia që posedoni.

Ora që kujdeset për ju. Galaxy Watch3 kombinon produktivitetin në nivelin e smartphone dhe teknologjinë e sofistikuar të shëndetit në një pajisje klasike premium. Menaxhoni pa mundim jetën tuaj, fitnesin dhe mirëqenien, të gjitha nga kyçi juaj i dorës.

Galaxy Watch3 krenohet me të gjithë artizanatin e një ore luksoze, teksa është mjaft i rehatshëm për t'u veshur gjatë gjithë ditës.Me një dizajn që i reziston kohës, kjo orë është e ndërtuar me materiale premium si çelik dhe lëkurë me cilësi të lartë– dhepër herë të parë, Galaxy Watch3 do të jetë në dispozicion në një model titaniniumi që është i qëndrueshëm dhe elegant. Ju gjithashtu mund të rregulloni fushën e orës për të pasqyruar në mënyrë të përsosur stilin tuaj personal duke zgjedhur nga mbi 80,000 fusha në Galaxy Store, ose tadizenjoni vetë. Një bibliotekë me 40 opsione të ndryshme ju lejon të personalizoni fushën e orës me informacionet që janë më të rëndësishmet për ju.

Shëndeti në duar të sigurta.

Me çdo model të ri, aftësitë e Galaxy Watch janë zgjeruar, dhe tani Galaxy Watch3 do të ofrojë përvoja të reja në monitorimin e shëndetit dhe mirëqenies. Opsioni i Oksigjenit në Gjak (SpO2) së shpejti do të masë dhe gjurmojë nivelin e oksigjenit me kalimin e kohës, për qëllime të fitnesit dhe shëndetit[1]. Për të siguruar që ndihma nuk është kurrë shumë larg në rast të një rënieje, Galaxy Watch3 vjen me një veçori të re që zbulon rëniet, e cila identifikon një rënie të mundshme dhe mund të dërgojë një njoftim SOS në kontaktet tuaja të zgjedhura[2].

Image

Fillimi i një rutine fitnesi mund të jetë i vështirë, por mjeti i vrapit nga Samsung është këtu për t'ju ndihmuar.Analiza e vrapit[3] do të jetë në gjendje të ofrojë reagime në kohë reale gjatë vrapit tuaj, si dhe raporte gjashtë-faktore pas stërvitjes, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e formës, rritjen e performancës dhe zvogëlimin e dëmtimit. Për të ndjekur përparimin tuaj kardio teksa vraponi, së shpejti do të keni mundësi të përdorni lehtësisht leximet e VO2 max[4], të cilat ofrojnë pasqyrime në marrjen e oksigjenit. Edhe kur jeni në shtëpi, ju keni qasje në një studio të shërbimeve të plota të fitnesit me Samsung Health, i cili përmban një bibliotekë me më shumë se 120 video me stërvitje. Thjesht zgjidhni një rutinë stërvitjeje në smartphone tuaj Galaxy, pasqyrojeni atë në Samsung Smart TV[5] tuaj, dhe Galaxy Watch3 juaj do të kujdeset për pjesën tjetër dhe automatikisht do të gjurmojë stërvitjen. Për shkak se pushimi është po aq a rëndësishëmsa stërvitja, Samsung ka zhvilluar opsionin e menaxhimit të gjumit që kur u prezantua për herë të parë në vitin 2014. Tani, Galaxy Watch3 ofron rezultate dhe njohuri të reja të gjumit për t'ju ndihmuar të pushoni më të mirë.

Për më tepër, përputhshmëria e rrjedhshme midis Galaxy Watch3 dhe pajisjeve të tjera Galaxy, duke përfshirë Galaxy Note20, përforcon përvojat tuaja në celular.Ju mund të vendosni opsione automatike të përgjigjeve për mesazhet dhe imazhet, dhe të shikoni me lehtësi emotikonët dhe fotot direkt nga kyçi i dorës. Ju gjithashtu mund të kontrolloni lehtësisht përvojën tuaj celulare; të luani muzikën tuaj të preferuar nga telefoni juaj me mekanizmin rrotullues; dhe të përdorni gjeste të thjeshta dore[6], si shtrëngimi dhe lirimi i grushtit tuaj për të marrë një telefonatë, ose rrotullimi i krahut tuaj për të fikur alarmet ose për të mbyllur telefonatat hyrëse. Për ata që kalojnë periudha të zgjatura larg telefonit të tyre, modele LTE janë gjithashtu të disponueshme, duke ju lejuar të bëni thirrje dhe mesazhe, të transmetoni playlistat tuaja të preferuara dhe te keni akses tek aplikacionet tuaja të preferuara në lëvizje.[7]

Disponueshmëria

Galaxy Watch3 është në dispozicion në 41mm dhe 45mm, të dyja në dispozicion në variantet LTE dhe Bluetooth. Varianti Galaxy Watch 41mm do të jetë i disponueshëm në Bronz dhe Silver, ndërsa varianti i Galaxy Watch 45mm do të jetë në dispozicion në Silver dhe të Zezë.

Image

Varianti i Galaxy Watch Titanium do të jetë në dispozicion më vonë këtë vit.

Për më shumë informacione rreth Galaxy Watch3, ju lutemi vizitoni:

Galaxy Watch3: https://www.samsung.com/al/wearables/galaxy-watch3-r850/SM-R850NZDAEUF

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe formon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese.Kompania është duke ripërcaktuar botën e TV, smartphone, pajisje të veshshme, tableta, pajisje digjitale, sisteme të rrjetit dhe memorie, sistem LSI, shkritore dhe zgjidhje LED.Për lajmet më të fundit, ju lutemi vizitoni Newsroom Samsung në http://news.samsung.com.

Image[1] Kjo pajisje dhe programi përkatës nuk janë të destinuara për t'u përdorur në diagnostikimin e sëmundjes ose kushteve të tjera, ose në kurimin, zbutjen, trajtimin ose parandalimin e sëmundjes.Opsioni SpO2 nuk është i disponueshëm në fillim, do të bëhet e disponueshme gjatë Q3 2020.Feature do të kërkojë një azhurnim të softuerit. Tipar aktualisht nuk disponohet në Algjeri, Angolë, Kanada, Francë, Iran, Libi, Japoni, Afrikën e Jugut ose Tajlandë.

[2] Zbulimi i rënies njeh rënien gjatë përfshirjes në lëvizje dinamike, jopa lëvizur. Kërkon lidhje rrjeti për të njoftuar kontaktin emegjent.Saktësia e GPS mund të ndikohet nga pengesat në sinjalin satelitor siç janë ndërtesat.

[3] Analiza e vrapit nuk do të jetë e disponueshme në fillim, do të bëhet e disponueshme gjatë Q3. Karakteristika do të kërkojë një azhurnim të softuerit.

[4] Karakteristika VO2 max nuk është në dispozicion në fillim, do të bëhet e disponueshme gjatë Q3 2020. Opsioni do të kërkojë një azhurnim të softuerit.

[5] Disponueshmëria mund të ndryshojë në modelet e mëparshme të Samsung Smart TV, nga 2019 ose më të reja.

[6] Mundësia për të aktivizuar kontrollet e gjesteve është në dispozicion në menunë "Labs" të aplikacionit Galaxy Wearable.

[7] Lidhja 4G LTE e pavarur është e disponueshme vetëm në versionin Samsung Galaxy Watch3 LTE. Thirrja e pavarur në versionin LTE kërkon çiftimin fillestar me pajisjen Samsung Galaxy të kualifikuara dhe planin e veçantë wireless të kualifikuar. Operatori juaj mund të mos mbështesë thirrje të pavarur me zë, ose mbështetja mund të jetë në dispozicion vetëm në zona të caktuara.Ju lutemi lidhuni me kompaninë tuaj për më shumë informacion.Funksionaliteti i pavarur është i kufizuar nëse telefoni i çiftuar nuk është i ndezur ose i lidhur në një rrjet wireless.

[8] Disponueshmëria varion nga tregu.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat