Përveç PlayStation 5, Sony po sjell edhe Xperia 5 II

Teknologji

Përveç PlayStation 5, Sony po sjell edhe Xperia 5 II

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:57
Xperia 5 II

Së fundmi, sytë janë drejtuar kah kompania Sony, pasiqë priten detajet e fundit rreth konsolës PlayStation 5, e cila është në prag të debutimit.

Por përveç konsolës së famshme, kompania ka prezantuar edhe modelin e ri të telefonit, Xperia 5 II, një version më i vogël dhe më i lirë i Xperia 1 II. Siç parashikuan raportet dhe rrjedhjet e mëhershme, ky model po vjen me një ekran 120Hz, 21: 9, 6.1 inç, FHD + HDR OLED.

Brenda tij ndodhet procesori Snapdragon 865 i shoqëruar me 8 GB RAM i cili vjen së bashku me baterinë me 4,000 mAh që Sony pretendon se do të mbetet e shëndetshme edhe pas dy vjetësh përdorimi.

Dhe telefoni poashtu sjell edhe hapësirë ​​për ruajtje dhe mundësi zgjerimi të kapacitetit të memories dhe një port me 3.5 mm për kufje, për ata që kanë nevojë dhe i dëshirojnë të dy tiparet. Xperia 5 II mund të mbështesë një numër brezash për rrjetin 5G.

Sigurisht, arsyeja kryesore për të blerë një Xperia këto ditë është për fotografinë, pasi edhe ky model sjell pjesën më të madhe të teknologjisë nga Xperia 1 II. Me kamerën e cila sjell lente të trefishta Zeiss që pamë në modelin e mëparshëm, ky telefon i ri është në gjendje të shkrepë fotografi me 120fps me lëvizje të ngadaltë në HDR, si dhe të kapë fokusin automatik të syrit në kohë reale.

Në SH.B.A., Xperia 5 II do t’ju kushtojë 950 dollarë (799 £ në Mbretërinë e Bashkuar), me porositë paraprake që hapen në 29 shtator dhe dërgesat pritet të bëhen nga 4 dhjetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat