Përmbajtjet në koshin e Google Drive do të fshihen pas 30 ditësh

Teknologji

Përmbajtjet në koshin e Google Drive do të fshihen pas 30 ditësh

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:20
Google Drive

Google do të ndryshojë mënyrën sesi Google Drive sillet me përmbajtjet e fshira. Duke filluar nga data 13 Tetor, përmbajtjet në kosh do të fshihen automatikisht pas 30 ditësh.

Ndryhsimi do të thotë se koshi i Drive do të punojë njëlloj si Gmail dhe produktet e tjera të Google. Më përpara ju mund të ruanit përmbajtjet e fshira në kosh përgjithmonë vetëm nëse ju i fshini manualisht edhe prej kësaj hapësire.

Edhe pse funksioni automatik i pastrimi të koshit mund të acarojë disa përdorues, për të tjerë do të jetë lehtësues sepse pavarësisht se përmbajtjet janë në kosh, ato zënë hapësirën për të cilën paguani.

Për ti vënë në dijeni të gjithë përdoruesit për ndryshimet e reja, Google do të vendosë një baner në Google Drive dhe aplikacionet si Google Docs dhe Forms. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat