Kina kufizon aktivitetin e kompanive të huaja

Teknologji

Kina kufizon aktivitetin e kompanive të huaja

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Qeveria kineze ka njoftuar krijimin e një mekanizmi që do ta lejojë atë të kufizojë aktivitetet e kompanive të huaja, një masë e perceptuar gjerësisht si një hakmarrje ndaj SHBA-së, pas ndalimit nga presidenti Donald Trump të aplikacioneve TikTok dhe WeChat.

Njoftimi vjen nga Departamenti kinez i Tregtisë, që nuk e përmend SHBA, dhe ka për qëllim kompanitë, aktivitetet e të cilave “minojnë sovranitetin kombëtar të Kinës dhe interesat e saj të sigurisë dhe zhvillimit”, raporton ATSh.

Njoftimi vjen pikërisht kur SHBA kanë ndaluar shkarkimin, duke filluar nga nesër, të aplikacioneve TikTok dhe WeChat në pronësi të gjigantëve kinezë ByteDance dhe Tencent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat