Mozilla mbyll Firefox Send dhe Firefox Notes

Teknologji

Mozilla mbyll Firefox Send dhe Firefox Notes

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Lançuar në Mars të 2019-ës, shërbimi me shpejtësi ndërtoi një bazë përdoruesish po në Verëu nxor offline pasi u raportua për abuzime me maluerë.

Mozilla bëri të ditur se do të mbyllë dy produkte, Firefox Send dhe Firefox Notes. Të dy shërbimet nuk do të jenë më pjesë e familjes së produkteve të Mozilla njoftoi kompania.

Prej dy shërbimeve, Firefox Send ishte më popullori dhe shërben për dërgimin e përmbajtjeve ishte prej atyre shërbimeve të pakta që ofronte enkriptim fundor.

Lançuar në Mars të 2019-ës, shërbimi me shpejtësi ndërtoi një bazë përdoruesish po në Verëu nxor offline pasi u raportua për abuzime me maluerë.

Atë kohë Mozilla tha se do të mbyllte Send përkohësisht dhe premtoi të gjente një zgjidhje për të adresuar maluerët. Por disa javë më vonë lidershipi i Mozilla vendosi të largonte 250 punonjës nga puna si pjesë e përpjekjeve për të rifokusuar biznesin në produkte komerciale.

Pjesa më e madhe e stafit të Firefox Send tani është larguar.

Të njëjtat arsye vlejnë edhe për Firefox Notes. Do të shërbente si një mënyrë për të shkëmbyer shënime mes shfletuesit në desktop dhe mobile dhe shërbimi i ofrua vetëm në Android.

Në Tetor aplikacioni nuk do të jetë më së bashku me Firefox Send. /PCWorld Albanian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat