Facebook bllokon llogari të rreme nga Kina, publikonin lajme rreth zgjedhjeve presidenciale amerikane

Teknologji

Facebook bllokon llogari të rreme nga Kina, publikonin lajme rreth zgjedhjeve presidenciale amerikane

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 07:11
Facebook

Facebook të martën tha se kishte mbyllur më shumë se 150 llogari të rreme që përcaktoi se ishin drejtuar nga Kina, duke përfshirë llogaritë që postonin në lidhje me zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Llogaritë “postuan përmbajtje si në mbështetje të dhe kundër kandidatëve për president Pete Buttigieg, Joe Biden dhe Donald Trump”, shkroi Nathaniel Gleicher, shefi i politikës së sigurisë në Facebook, në një postim në faqen e internetit të kompanisë, shkruan CNN.

Facebook nuk tha nëse llogaritë ishin të lidhura me qeverinë kineze, vetëm se llogaritë drejtoheshin nga provinca Fujian e Kinës. Kompania Graphika vuri në dukje, megjithatë, se llogaritë kishin postuar në lidhje me “interesat e Pekinit në Detin e Kinës Jugore”.

Graphika, një kompani amerikane analitike e mediave sociale e porositur nga Facebook, tha se llogaritë në rrjet kishin mbrojtur Pekinin.

Nathaniel Gleicher, shefi i politikës së sigurisë në Facebook theksoi se shumica e aktivitetit u përqëndrua në Azinë Juglindore dhe vetëm një sasi shumë e vogël e aktivitetit u përqendrua në zgjedhjet e vitit 2020.

Gleicher u tha gazetarëve të martën se duke pasur parasysh natyrën e gjetjeve të kompanisë “ne menduam se ishte e rëndësishme që njerëzit të ishin të vetëdijshëm për atë që po shohim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat