Përgatituni të lironi vend për PS5 sepse është me të vërtetë një “konzolë gjigante”

Teknologji

Përgatituni të lironi vend për PS5 sepse është me të vërtetë një “konzolë gjigante”

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:17
PS5

Përgatituni të lironi vend për PS5

Ne e dinim që PS5 ishte i madh, por është bërë shumë e qartë se konzola e gjeneratës së ardhshme të Sony do të “monopolizojë” hapësirën tuaj të jetesës, shkruan Techradar.

Siç tregohet nga këto diagrame të vizatuara nga ilustruesi online Keisawada – i cili vendos PS5 pranë pajisjeve të tjera ekzistuese të tilla si Nintendo Switch – PS5 i lë nën hije rivalët e tij, dhe madje edhe Xbox Series X e cila është 89 mm më e shkurtër.

Pavarësisht nëse konzola vendoset horizontalisht apo vertikalisht, PS5 kërkon një hapësirë serioze. Jo vetëm që tastiera është tepër e gjatë, por është edhe çuditërisht e trashë.

Sipas Sony, PS5 është i gjatë 390 mm, 260 mm i trashë dhe 104 mm i gjerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat