YouTube me një vendim të rëndësishëm që do t’i lumturojë prindërit

Teknologji

YouTube me një vendim të rëndësishëm që do t’i lumturojë prindërit

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:11
Youtube

YouTube do të përdorë inteligjencën artificiale për të kufizuar automatikisht videot që kanë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët.

Platforma e videove aktualisht përdor burime njerëzore për të shënjuar video që besojnë se nuk duhet të shikohen nga shikuesit nën 18 vjeç, por së shpejti do të përdorin mësimin makinerik për të marrë atë vendim, shkruan The Independent.

“Ne do të bazohemi në qasjen tonë të përdorimit të të mësuarit makinerik për të zbuluar përmbajtjen për rishikim, duke zhvilluar dhe përshtatur teknologjinë tonë për të na ndihmuar të zbatojmë automatikisht kufizimet e moshës”, shkruajti platforma në një postim në blog.

YouTube tha se nuk pret që këto ndryshime të bëjnë një ndryshim në aspektin e të ardhurave për ngarkuesit e videove.

YouTube ka shtuar përdorimin e inteligjencës artificiale, duke e konsideruar atë si një mënyrë efikase për të zbuluar përmbajtje të dëmshme në videot që shfaqen në platformë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat