Formohet një koalicion i cili do të luftojë politikat e Apple dhe Google me dyqanet e aplikacioneve

Teknologji

Formohet një koalicion i cili do të luftojë politikat e Apple dhe Google me dyqanet e aplikacioneve

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:02
Apple

Disa kompani të cilat krijojnë aplikacione në iOS formuan një koalicion për tu përballur me Apple lidhur me politikat e saj të App Store.

Koalicioni i përbërë nga disa krijues aplikacionesh, u themelua nga Spotify, Epic Games dhe Tinder. Ato pretendojnë se taksa e Apple dëmton konsumatorët dhe shkatërron inovacionin duke e kritikuar si politikë anti-konkurruese.

Apple i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. Google që aplikon politika të ngjashme me Play Store nuk është përmendur në deklaratën e përbashkët të anëtarëve të këtij koalicioni por përmendet në uebsajt dhe kritikohet për të njëjtat arsye.

Koalicioni është themeluar si një organizatë e pavarur jo-fitimprurëse dhe është e hapur për të gjithë zhvilluesit që duan ti bashkohen.

Në mesin e 11 pikave që ky koalicion synon të arrijë spikatin tre prej tyre:

Apple dhe Google janë përfshirë në praktika anti-konkurruese të cilat kufizojnë zhvillimin e produkteve dhe përmirësimin e eksperiencës së konsumatorit

Tarifa 30% që Apple dhe Google merr prej shitjeve dixhitale është një taksë kundër inovacionit

Konsumatorët nuk kanë mundësi zgjedhjeje, nuk ka konkurrencë, nuk ka mbështetje

Epic Games është përfshirë në një luftë me Apple lidhur me sistemin e pagesave. Spotify akuzon Apple për praktika anti-konkurruese.

Basecamp, kompania pas aplikacionit Hey u përfshi në një përplasje të egër me Apple dhe politikat e App Store. Prepear është tjetër kompani e cila gjendet në një betejë ligjore me Apple ndërsa ky i fundit akuzon për kopjim të logos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat