Si Apple shiti më pak iPhone, por bëri më shumë para sesa Samsung dhe Huawei së bashku

Teknologji

Si Apple shiti më pak iPhone, por bëri më shumë para sesa Samsung dhe Huawei së bashku

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:43
iPhone

Viti 2020 nuk ka qenë një vit i mirë, dhe kjo si rezultat i pandemisë së coronavirusit, e cila krijoi një kërdi në të gjithë botën.

Tregu i telefonave të mençur gjithashtu ka pësuar, dhe një raporti i ri nga Counterpoint Research zbulon sesa e rëndë është kjo situatë.

Tregu global i telefonave inteligjentë ra me 23 për qind nga viti në vit në tremujorin e dyte të vitit 2020.

Të ardhurat ranë me 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sidoqoftë, sipas Counterpoint Research, Apple bëri shumë para në treg pavarësisht se ishte lojtari numër tre pas Huaëei dhe Samsung.

Sa i përket të ardhurave, Apple mblodhi 34 për qind të të ardhurave totale të tregut të telefonave inteligjentë në vitin 2020.

Huawei, i cili është udhëheqës i tregut, kishte 20 për qind të të ardhurave totale të tregut të telefonave inteligjentë, ndërsa Samsung kishte 17 për qind të të ardhurave.

Vivo kishte 7 për qind të të ardhurave të tregut, ndërsa Oppo kapi 6 për qind të grumbulluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat