WhatsApp "kopjon" Snapchat: Fotografitë dhe videot do të fshihen në kohë rekord

Teknologji

WhatsApp "kopjon" Snapchat: Fotografitë dhe videot do të fshihen në kohë rekord

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

WhatsApp do të sjellë një opsion të ri që do ti sjellë më shumë përdorues ose do i largojë.

Bëhet fjalë për një vecori të ngjashme me aplikacionin Snapchat, ku të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të fshijnë fotot ose videot pas dërgimit në mënyrë automatike.

Ndryshe njihet si “media në skadim” ose do të “heq” imazhin pasi marrësi të ketë parë imazhin apo videon.

Kjo do ju ndihmojë të mbani private fotot dhe videot tuaja, në vend që të qëndrojnë gjithmonë në WhatsApp.

Kur përdoruesi vendos të dërgojë një media që skadon – imazhe, video dhe GIF – media do të zhduket në telefonin e marrësit, sapo ai të largohet nga biseda, njësoj si në Snapchat.

Ndërkohë po punohet që të ndodhë e njëjta gjë edhe me mesazhet. Snapchat konsiderohet si një aplikacion ku kryhen biseda intime dhe zhduken në rast se përdoruesit duan të mos shohin çfarë kanë shkruajtur më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat