‘FarmVille’ do të mbyllet plotësisht në fund të 2020-ës

Teknologji

‘FarmVille’ do të mbyllet plotësisht në fund të 2020-ës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:49
foto ilustrim

Zynga ka njoftuar zyrtarisht se po e mbyllë FarmVille-n në fund të vitit.

Ky lajm erdhi pasi Facebook njoftoi në korrik se nuk do të mbështeste më lojërat Flash që nga 31 dhjetori, pjesë e së cilës është edhe FarmVille, njofton 9GAG.

Loja lansoi më 2009-ën dhe arriti më shumë se 10 milionë përdorues aktiv në ditë për më pak se dy muaj.

Në kulmin e popullaritetit, rreth 30 milionë njerëz luanin FarmVille çdo ditë, duke çuar në një version celular dhe në vazhdim.

Lojtarët e FarmVille do të jenë akoma në gjendje të vazhdojnë të bëjnë blerje brenda aplikacionit deri më 17 nëntor dhe të luajnë lojën deri më 31 dhjetor, datë kjo pas së cilës do të mbyllet përgjithmonë.

Sidoqoftë, Zynga gjithashtu njoftoi se një version celular i FarmVille _3_ do të jetë në dispozicion në të gjithë botën së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat