Google pranon t’ua paguajë mediave 1 miliard dollarë, për publikimin e lajmeve të tyre

Teknologji

Google pranon t’ua paguajë mediave 1 miliard dollarë, për publikimin e lajmeve të tyre

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Google ka në plan të paguajë 1 miliard dollarë për botuesit globalë për lajmet e tyre gjatë tre viteve të ardhshme.

Sipas France24, botuesit e lajmeve kanë luftuar prej kohësh me motorin më të njohur të kërkimit në internet në botë për kompensim për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

CEO Sundar Pichai tha se produkti i ri i quajtur Google News Showcase do të lansohet së pari në Gjermani, ku ka regjistruar gazetat gjermane duke përfshirë Der Spiegel, Stern, Die Zeit dhe në Brazil me Folha de S.Paulo, Band dhe Infobae.

Ai do të vazhdojë në Belgjikë, Indi, Holandë dhe vende të tjera. Rreth 200 botues në Argjentinë, Australi, Britani, Brazil, Kanada dhe Gjermani janë regjistruar për produktin.

“Ky angazhim financiar – më i madhi ynë deri më sot – do t’i paguajë botuesit për të krijuar përmbajtje me cilësi të lartë për një lloj tjetër të përvojës së lajmeve në internet”, ka thënë Pichai.

Produkti, i cili lejon botuesit të zgjedhin dhe prezantojnë ngjarjet e tyre, do të nisë në Google News në pajisjet Android dhe përfundimisht në pajisjet Apple.

“Kjo qasje është e dallueshme nga produktet tona të tjera të lajmeve sepse mbështetet në zgjedhjet editoriale që bëjnë botuesit individualë se cilat ngjarje t’u tregojnë lexuesve dhe si t’i paraqesin ato”, tha Pichai.

Dhe botuesi gjerman, Spiegel Group e mirëpriti projektin.

“Me News Showcase dhe integrimin e ri të përmbajtjes editoriale si nga Spiegel, Google tregon se ata janë serioz në lidhje me mbështetjen e gazetarisë cilësore në Gjermani. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e saj që nga fillimi”, tha Stefan Ottlitz, drejtori menaxhues i Spiegel Group.

Megjithatë, Këshilli Evropian i Botuesve (EPC), anëtarët e të cilit përfshijnë News UK, The Guardian, Pearson, The New York Times dhe Schibsted, megjithatë, nuk janë entuziast.

“Duke lansuar një produkt, ata (Google) mund të diktojnë termat dhe kushtet, të minojnë legjislacionin e krijuar për të krijuar kushte për një negociatë të drejtë, ndërsa pretendojnë se po ndihmojnë për të financuar prodhimin e lajmeve”, tha drejtoresha ekzekutive e EPC, Angela Mills Wade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat