Instagrami do të fshehë komentet fyese në publikimet tuaja, tregon se si do të realizohet kjo risi

Teknologji

Instagrami do të fshehë komentet fyese në publikimet tuaja, tregon se si do të realizohet kjo risi

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Në përvjetorin e dhjetë, Instagrami po krijon një mori karakteristikash vizuale, duke ju lejuar të ndryshoni ikonën e aplikacionit. Me këtë, kompania po fut gjithashtu disa masa për të zvogëluar komentet abuzive në këtë platformë.

Karakteristika e parë bllokon automatikisht komentet fyese duke përdorur Inteligjencën Artificiale. Kompania tha se do t’i zbulojë këto duke përdorur komente fyese të raportuara më parë. Mund të prekni “Shikoni komentet e fshehura” për t’i parë ato. Rrjeti social do të heqë automatikisht të gjitha komentet që shkelin udhëzimet e tij për komunitetin. Kjo veçori është aktualisht në një version beta.

Përveç kësaj, kompania po zgjeron tiparin e saj “nudge” që njofton dikë kur po poston një koment të keqe. Tani, aplikacioni do të tregojë gjithashtu paralajmërime kur dikush vazhdimisht përpiqet të postojë gjëra fyese.

Mjetet e reja do të jenë në dispozicion globalisht kur njerëzit të shkruajnë komente në anglisht, në gjuhën portugeze, spanjolle, frëngjisht, rusisht, gjuhën kineze dhe arabisht. Instagram tha se do t’i zgjerojë këto karakteristika në gjuhë të tjera në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat