Punonjësit e Microsoft do të punojnë nga shtëpia përgjithnjë

Teknologji

Punonjësit e Microsoft do të punojnë nga shtëpia përgjithnjë

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 16:04
Microsoft

Microsoft do të lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia përgjithnjë. Ndërsa shumica e punonjësve të Microsoft po punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë, krijuesi i softuerit zbuloi planet për të krijuar më tepër fleksibilitet kur zyrat të hapin dyert.

Punonjësit e Microsoft mund të punojnë 50% të orarit të punës nga shtëpia por vetëm për disa role të cilat krijojnë këtë mundësi. Disa role do të kërkojnë që punonjësit të jetë në zyrat e kompanisë si laboratorët e harduerit, qendrat e të dhënave dhe trajnimet.

Punonjësit gjithashtu mund të kërkojnë të punojnë nga shtëpia apo edhe nga një vend tjetër i botës nëse funksioni ja lejon. Microsoft do të mbulojë kostot e zyrës për të gjithë punonjësit e përhershëm nga shtëpia ndërsa ata që zhvendosen me dëshirën e tyre duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet.

Lëvizja e fundit e Microsoft vjen pasi kompania kishte konfirmuar që deri në Janar të 2021 punonjësit nuk do të kthehen në zyrat e punës. Facebook ka bërë të njëjtën gjë ku punonjësit mund të punojnë nga shtëpia për 5 deri në 10 vitet e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat