Facebook Messenger ka një surprizë për ju këtë Halloween

Teknologji

Facebook Messenger ka një surprizë për ju këtë Halloween

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 09:09
Foto Ilustrim

Facebook kohët e fundit njoftoi se këtë vit do të shtojë një koleksion të veprave të reja artistike dhe përvojave të AR në Messenger.

Shumica e përmbajtjes së re me temë Halloween është tashmë e disponueshme në të dy platformat Android dhe iOS, por këtu ka diçka interesante.

Për herë të parë ndonjëherë, Facebook po sjell ‘Haunted House’ në Messenger.

Duke shfaqur vepra arti dhe efekte speciale të bëra ekskluzivisht për Messenger, ‘haunted house’ e Facebook mund të vizitohet çdo javë gjatë gjithë muajit tetor nga përdoruesit e Messenger, të cilët do të jenë në gjendje të rrinë në një dhomë me tema të ndryshme për Halloween të Dr. Madhous.

Për më tepër, Facebook shtoi një paketë të re filtrash për Halloween që i lejon njerëzit të ndajnë gjithë gëzimin e Halloween në biseda me miqtë dhe familjet e tyre.

Në thelb, përdoruesit e Messenger dhe ata që përdorin thirrje video do të jenë në gjendje të “vishen” si ‘Frankenstein’ ose ‘Nusja e Frankenstein’ duke përdorur filtra AR.

Vepra e re artistike e Halloween do të dalë në treg gjatë gjithë tetorit, prandaj sigurohuni që të kontrolloni rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat