Themeluesi i OnePlus largohet nga kompania

Teknologji

Themeluesi i OnePlus largohet nga kompania

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 16:19
Carl Pei

Bashkëthemeluesi i një prej kompanive që vuri botën përpara me telefonë buxhetorë dhe harduerë të rangut të lartë OnePlus, raportohet se është larguar nga kompania.

Carl Pei themeloi OnePlus së bashku me Pete Lau. Ai kishte një rol shumë të rëndësishëm në dizajnimin e linjës së smartfonëve OnePlus përfshirë modelin e fundit OnePlus Nord që konsiderohet si hiti më i madh i kompanisë deri ë sot.

Pei gjithashtu ka qenë fytyra e OnePlus në Shenzen, Kinë dhe mbarë botën duke u shfaqur në konferenca dhe ndërvepruar me konsumatorë besnikë.

Në vitet e para të OnePlus Pei ishte nismëtar i shumë strategjive të marketingut që do ti bënin telefonët OnePlus shumë popullor. Në 2014-ën dhe 2015-ën kur kompania kishte probleme me stokun, telefonët i shiti përmes një sistemi ftesash ku në një rast i kërkohej blerëve të shkatërronin telefonin e vjetër nëse donin të blinin një OnePlus.

Tani Pei po përgatitur për aventurën e re ndërsa spekulimet për largimin e tij në drejtim të Samsung u mohuan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat