Apple sot prezanton më shumë sesa iPhone 12, një revolucion teknologjik

Teknologji

Apple sot prezanton më shumë sesa iPhone 12, një revolucion teknologjik

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 16:47
Apple

Kur Apple të prezantojë iPhone e rinj, kompania do të bëjë bujë me pajisjet e para që kanë një lloj të ri çipi.

Me procesorin e ri përdoruesit e këtyre pajisjeve mund të editojnë video 4K, të modifikojnë foto të rezolucionit të lartë dhe të luajnë lojëra grafikisht intensive me më lehtësi sesa ka qenë e mundur më parë duke përdorur më pak bateri.

Arkitektura e re 5-nanometër do të thotë se madhësia e tranzistorëve është reduktuar dhe pllaka e procesorit zë më shumë prej tyre sesa ka qenë e mundur më parë. Këto tranzistorë tani janë vetëm 25 atome të gjerë dhe miliarda prej tyre mund të vendosen në një pllakë të vetme.

E thënë thjeshtë më shumë fuqi përpunuese. Katër vite më parë industria dyshonte se një avancim i tillë do të ishte i mundur.

Avancime të tilla nuk do të ishin të mundur para një kompani e panjohur Holandeze quajtur ASML. Kjo kompania ka zhvilluar një mënyrë për të gdhendur tranzistorët në pllakën e salikonit përmes një procesi quajtur Extreme Ultraviolet (EUV). Makineria e saj kushton 123 milionë dollarë pjesa.

Aktualisht është e vetmja kompani që i prodhon këto pajisje dhe janë më efektive në aspektin e kostos sesa opsionet alternative për shkak të nivelit të ulët të defekteve.

Vetëm dy prodhues çipesh kanë filluar të përdorin komercialisht këtë teknologji:

Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) – furnizuesi i vetëm me procesorin A14 i Apple për iPhone, iPad dhe Mac

Samsung – i cili është duke prodhuar procesorin e ri Qualcomm që do të debutojë në Dhjetor

Të dy firmat kanë pjesën e vet në ASML krahas Intel i cili do të fillojë përdorimin e teknologjisë në 2021.

Çfarë do të thotë konkretisht 5-nanometër?

Një nanometër është një e 1 miliardë e 1 metri. Kjo është madhësia që rritet floku i njeriut çdo sekondë. Tranzistorët përdoren për të matur gjerësinë e një komponenti.

Por një dekadë më parë u ndryshua mënyra sesi çipet dizajnohen dhe nanometre nuk përdoret më si efekt gjeometrik.

Sot 5 nanometër është më tepër term marketingu dhe dy kompani me të njëjtin dizajn mund të prodhojnë tranzistorë me performancë të ndryshme.

Për tu ndihmuar të kuptoni madhësinë e tranzistorëve, ju kujtojmë se çdo mm2 e çipit të Apple fshihen 17 1 milionë tranzistorë.

Smartfonë më inteligjentë

Çdo gjë që u tha më lartë ka rëndësi sepse kalimi në 5-nanometër do të thotë se pajisjet janë më inteligjente. Ndërsa çipet avancojnë, më shumë detyra janë të aftë të performojnë e shumë prej tyre tani mund të bëhen lokalisht në vend që të dërgohen në servera në distancë.

Tashmë kemi parë smartfonë të aftë të transkriptojnë zëra apo të njohin njerëz në foto pa pasur nevojë për një lidhje interneti.

Me procesorët e rinj detyra akoma më komplekse janë të mundur me inteligjencën artificiale që do të thotë se smartfon mund të njohin më mirë botën që i rrethon.

Duke kaluar në tranzistorë më të vegjël, procesorët përdorin më pak fuqi dhe kanë performancë më të lartë. Për këtë arsye çipet 5-nanometër të TSMC duhet të jenë 15% më të shpejtë sesa ato 7-nanometër.

Apple pretendon se A14 mund të kryejë detyra machine learning 10 herë më i shpejtë sesa A13. Por konsumatorët janë më të shqetësuar për përfitime në jetën reale sesa shifra teorike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat