Facebook Messenger vjen me një logo të re

Teknologji

Facebook Messenger vjen me një logo të re

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 18:28
foto ilustrim

Facebook Messenger po merr një rifreskim që përfshin një logo të re, reagime të personalizuara dhe më shumë karakteristika të destinuara për të personalizuar bisedat tuaja.

Facebook zbuloi pamjen e re sot, duke thënë se logo e azhurnuar e aplikacionit pasqyron “një zhvendosje në të ardhmen e mesazheve”.

Muajin e kaluar, Facebook tha se përdoruesit e Messenger do të jenë në gjendje të bisedojnë me njerëz në Instagram pa pasur nevojë të shkarkojnë një aplikacion të ri dhe anasjelltas, një ndryshim që lidh shërbimet më ngushtë së bashku.

Kjo pritet që së shpejti të shpërndahet për shumicën e njerëzve në Amerikën e Veriut, tha Facebook të martën.

Përveç logos së re, e cila ka ngjyrën blu në rozë, Facebook tha se Messenger po merr një ngjyrë të re brenda bisedave, dhe ajo mund të ndryshohet nga vet folësit, dhe reagime të personalizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat