Instagrami do t’i fshehë automatikisht komentet negative në postime

Teknologji

Instagrami do t’i fshehë automatikisht komentet negative në postime

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 22:47
foto ilustrim

Rrjeti i njohur social, Instagram, ka njoftuar se automatikisht do t’i fshehë komentet negative në postime, si një nga disa hapat që platforma e Facebookut po i ndërmerr për të reduktuar ngacmimet dhe fyerjet.

Instagrami është duke testuar tashmë veçorinë dhe ka thënë se do t’i shënjestrojë komentet që përdoruesit i kanë raportuar si të pahijshme në të kaluarën. Përdoruesit tani mund të klikojnë në butonin “Shiko komentet e fshehura” për të shpalosur listën e komenteve negative që është mbuluar.

Veçoria do të ketë edhe masën e paralajmërimit për përdoruesit. Kur një përdorues shkruan një koment potencialisht ofendues, para se ta postojë, një mesazh do t’i shfaqet në ekran. “Kjo mund të jetë kundër rregullave”, thuhet në mesazhin që i njofton përdoruesit për komentin negativ dhe që mund të fshihet e mund të bëjë që Instagrami të hetojë nëse duhet të fshijë llogarinë e përdoruesit apo jo.

“Këto paralajmërime të reja ua mundësojnë njerëzve të tërhiqen prapa dhe të reflektojnë në fjalët e tyre dhe të largohen nga pasojat potenciale që mund të vijnë”, ka njoftuar rrjeti social. “Që nga paralajmërimi për komentet negative, kemi parë që përkujtimi për pasojat për bulizëm në Instagram ka qenë mënyra më efektive për të ndryshuar sjelljet”.

Instagrami nuk ka ofruar specifika se në çfarë gjuhe apo cilat komente do të fshihen. Platforma automatikisht fshin postimet dhe komentet që kanë të bëjnë me pornografi apo lavdërojnë krimin e paraqesin kërcënime për lëndime fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat