Shefi i Netflixit ka një arsye interesante për suksesin e madh të kompanisë së tij

Teknologji

Shefi i Netflixit ka një arsye interesante për suksesin e madh të kompanisë së tij

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 12:26
Netflixi

Kompania amerikane e teknologjisë dhe shërbimeve mediatike, Netflix ka një arsye të veçantë se pse aktualisht nuk njohin konkurrencë për shërbimet “streaming” dhe kanë të ardhura marramendëse.

Sipas Andy Weissman, pronar i Netflix, një nga arsyet për arritjen marramendëse të kompanisë është edhe fakti se ata kanë vendim që të mos u japin bonuse punonjësve, shkruan Business Insider.

“Gjëja e fundit që duam është që punëtorët tanë të shpërblehen për qëllimin e vendosur janarin e kaluar”, tha Weissman.

Logjika që qëndron prapa një vendimi të tillë duhet të jetë vendosja e ndërmarrjes në një pozicion që të jetë në gjendje të ndryshojë shpejt drejtimin, dhe kështu t’i përgjigjet ndryshimeve të papritura në klimën e biznesit. Pronari i Netflix shkroi në librin e tij se është e rrezikshme që punonjësit të përqendrohen në një qëllim të tillë, në vend të asaj që është më e mira për kompaninë në një moment të caktuar.

Ai beson se njerëzit janë më kreativë kur kanë një pagë mjaft të madhe me të cilën mund të heqin një sasi të caktuar stresi nga jeta e tyre. Sidoqoftë, ai thotë se ka një ndikim të keq në inovacionin e një kompanie nëse punonjësit kanë një bonus të garantuar për suksesin që arrijnë.

Njeriu i parë i kompanisë shkoi aq larg sa e ka krahasuar Netflix me Warner dhe Disney, të cilat ai beson se nuk janë aq fleksibël sa kompania e tij, pikërisht për faktin se ata i shpërblejnë punonjësit e tyre.

Parimi i Netflix, thotë ai, është që thjesht t’i rrisin pagat e atyre që kanë performuar mirë vitin e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat