‘Përgjigjet e shpejta’ në DM-në e Instagram-it: Si t’i përdorni

Teknologji

‘Përgjigjet e shpejta’ në DM-në e Instagram-it: Si t’i përdorni

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Nëse ka diçka që ka ndryshuar më shumë këtë vit kanë qenë përditësimet në inbox-in e Instagram-it. Fillimisht erdhi opsioni “Vanish Mode” i cili lejon të çoni mesazhe “fshehurazi” pa qenë nevoja të ruani historikun e bisedës, e ndërsa më pas erdhën sticker-at e famshëm, që mund t’i përdorni për çdo lloj situate. Së fundmi, Instagram-i sjell ndryshimin e radhës, që lidhet sërish me DM-në: Përgjigjet e shpejta!

Nëse s’jeni ende familjarë me termin, “Quick Replies” janë tekste të shkurtuara që ju lejojnë të përgjigjeni shpejt mesazheve që ju vijnë në inbox, por më shumë se bisedave personale, një opsion i tillë do të ndihmojë bizneset. Do t’i shkurtojë kohë në përgjigje dhe do t’ju japë mundësinë të jenë më të qartë.

Përshembull, në vend që të shkruajnë gjatë për t’i shpjeguar detaje rreth biznesit të tyre në DM, përgjigjet e shpejta të gatshme do t’i ndihmojnë të jenë më preçizë. 

Një opsion të tillë s’mund ta përdorësh në një llogari personale, por mund t’i krijoni përmes një profili profesional.  Si mund ta bëni këtë? 

Tek profili juaj, klikoni opsionin “Settings”. Aty do të gjeni një tjetër opsion,“Sëitch to Professional Account. Duke aktivizuar këtë mund të nisni të ktheni në DM përgjigje të shpejta.

Një tjetër mënyrë për të aksesuar është nga inbox-i juaj. Ndërkohë që shkruani një mesazh, do të shihni një ikonë të shtuar në të djathën e chat-it, ngjitur me opsionin e fotove dhe stickera-ve. Klikojeni dhe çoni përgjigjen e parë rrufe!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat