Ne mund të shohim edhe një ngjarje tjetër nga Apple në nëntor

Teknologji

Ne mund të shohim edhe një ngjarje tjetër nga Apple në nëntor

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:16
foto ilustrim

Thashethemet e pajisjeve gjurmuese të Apple AirTags po vërtiten prej vitesh, por sipas një informacioni të fundit, ato më në fund mund të jenë gati për t’u nisur – me një ngjarje të Apple në nëntor, ku AirTags mund të bëjnë debutimin e tyre.

Jon Prosser, një analist që vazhdimisht shënon lajme për Apple, ka postuar në Twitter, ku thotë se AirTags do të vijnë më 6 nëntor.

Vlen të kihet parasysh se Apple në të vërtetë nuk ka thënë asgjë për një ngjarje në nëntor, megjithëse ka pasur zëra të fortë se diçka është planifikuar për 17 nëntor.

Kishte pasur spekulime se Apple AirTags do të shfaqeshin në eventin WWDC në qershor, ose që ato mund të shfaqeshin me iPhone 12. Megjithatë jemi akoma duke pritur, kështu që mbase nëntori do të jetë më në fund muaji që këta gjurmues të vegjël shohin dritën e diellit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat