Kur makinat elektrike do të kushtojnë sa ato standarde?

Teknologji

Kur makinat elektrike do të kushtojnë sa ato standarde?

Nga: D.G. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:57
Makinë elektrike

Nuk do të ketë shumë arsye për të blerë një makinë me një motor me djegie të brendshme pas vitit 2025,” tha një nga analistët e UBS-së.

Prodhimi i makinave elektrike do të kushtojë njësoj si prodhimi i makinave me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2024, gjë që do të përshpejtojë ndjeshëm kalimin në përdorimin e makinave me bateri, sipas një studimi të ri nga banka e investimeve UBS.

Kërkimi që u krye u bazua në analizën e baterive nga shtatë prodhuesit më të mëdhenj. Ai tregoi se çmimi i baterisë është midis një të katërtës dhe dy të pestave të kostos së të gjithë automjetit dhe ato prodhohen pothuajse ekskluzivisht nga kompanitë e Azisë Lindore si Koreja e Jugut LG Chem, Panasonicu japonez dhe rivali kinez CATL.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se kostot e baterisë pritet të bien nën 100 dollarë për kilovat orë deri në vitin 2022, gjë që mund të jetë moment historik në industrinë e automobilave, sepse pas kësaj mund të presim që prodhuesit të zhvendosin shumë nga burimet e tyre në prodhimin e makinave elektrike. .

“Në të vërtetë nuk do të ketë shumë arsye për të blerë një makinë me një motor me djegie të brendshme pas vitit 2025,” tha një nga analistët e UBS-së.

Ndonëse entuziastët e automjeteve elektrike kohët e fundit kanë argumentuar se kostoja totale e përdorimit të makinave elektrike është tashmë e barabartë ose edhe më e ulët se ajo e automjeteve klasike për shkak të çmimeve më të ulëta të karburantit dhe kostove më të ulëta të mirëmbajtjes, kostot fillestare më të larta akoma sprapsin një numër të madh të konsumatorëve.

Për shembull, Volksëagen Golf i ri kushton rreth 22,400 euro, ndërsa ID-3, automjeti i parë elektrik i Golf-it për tregun masiv, do të kushtojë mbi 33,000 euro.

Sidoqoftë, nëse parashikimet nga ky studim rezultojnë të sakta, shpejtësia e kalimit në automjete elektrike pas vitit 2024 mund të jetë dukshëm më e lartë sesa optimistët më të mëdhenj parashikuan dhjetë vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat