Shtyhet përsëri debutimi i Cyberpunk 2077

Teknologji

Shtyhet përsëri debutimi i Cyberpunk 2077

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:53
foto ilustrim

Video loja e shumëpritur Cyberpunk 2077 është shtyrë përsëri dhe kësaj here do të vijë disa javë pas debutimit të konsolave të reja PlayStation dhe Xbox Series X.

Titulli tani do të dalë në shitje më 10 Dhjetor. Stafit të studios i ishte kërkuar që të punonte 6 ditë në javë për ta përfunduar në mesin e Nëntorit por siduket nuk ka mjaftuar.

Cyberpunk 2077 është një titull i ri nga CD Projekt Red, krijuesi i serive shumë të dashura the Witcher. Fillimisht duhej të kishte debutuar në 2012 më pas u ripublikua në 2018-ën.

 Pas disa shtyrjesh u tha se do të vinte në Prill të këtij viti po u shty tre herë të tjera. Së fundi ishte vendosur data 19 Nëntor, të njëjtën ditë që debuton PlaySation 5 por ende nuk është gati.

Studioja ka premtuar një lojë të mrekullueshme me të cilën lojtarët do të bien në dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat