Një risi tjetër nga WhatsApp do t’jua bëjë punën më të lehtë

Teknologji

Një risi tjetër nga WhatsApp do t’jua bëjë punën më të lehtë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 06:37
Ilustrim

Së shpejti do të jeni në gjendje të përdorni llogarinë tuaj të WhatsApp-it në më shumë se 1 pajisje (veç telefonit tuaj) në të njëjtën kohë.

Pasi të shfaqet funksioni i ri, do të jeni në gjendje të identifikoheni në WhatsApp për web ose desktop, pastaj hapni menunë “Settings” (Cilësimet) dhe zgjidhni "Use WhatsApp on other devices” (Përdorni WhatsApp-in në pajisjet të tjera). Aty, do të jeni në gjendje të shihni një listë të të gjitha pajisjeve në të cilat po përdoret aktualisht llogaria juaj e WhatsApp-it.

Nëse dëshironi të bëni “log out” (dalje) nga një pajisje e veçantë, thjesht klikojeni atë një herë për të dalë. Ky opsion nuk është akoma i disponueshëm, por pritet të bëhet së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat