Stafi i Reddit mund të punojë prej ku do të dojë përgjithnjë

Teknologji

Stafi i Reddit mund të punojë prej ku do të dojë përgjithnjë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:28
foto ilustrim

Nisur nga pandemia e Covid-19 dhe inspiruar nga lëvizje të ngjashme nga industria e teknologjisë, Reddit tha se stafi i rrjetit social mund të punojë prej ku do të dojë përgjithnjë.

Lajmin kompania e dha përmes një postimi në blog por citoi disa përjashtime për disa role të caktuara. Por punonjësit mundtë zgjedhin të punojnë edhe nga zyrat e Reddit edhe pse hapësirat fizike do të rimodelohen.

Me ndryshimin e mënyrës së të punuarit, Reddit do të ndryshojë edhe pagesat të cilat duhet të përshtaten sipas kostos së jetesës në qytete më të shtrenjta.

 Kompania tha se rolet në suportin teknik do të përjashtohen nga ky ndryshim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat