Google eksperimenton në Play Store

Teknologji

Google eksperimenton në Play Store

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Në mënyrë që të ndihmojë përdoruesit të gjejnë aplikacionet që po kërkojnë, Google vazhdimisht bën përmirësime të dyqanit të aplikacioneve Play Store.

Është të interesin e kompanisë që ju të shkarkoni dhe instaloni aplikacione sa më shumë e madje tu nxisë të blini disa prej tyre.

Sipas Android Police, Google po eksperimenton me një funskion të ri i cili do të krahasojë aplikacionet e ngjashme duke ju ndihmuar të zgjidhni mes disa prej tyre të cilët kryejnë të njëjtin funksion.

Nëse keni vizituar ndonjëherë një dyqan aplikacionesh, mund të keni hasur funksionin për krahasimin e produkteve. Esencialisht Google do të shtojë një hapësirë për krahasimin e aplikacioneve quajtur “Compare Apps”.

Në këtë hapësirë shfaqen disa aplikacione të cilat janë të ngjashme me aplikacionin që jeni duke parë ose instaluar dhe lokalizohet në fund të faqes.

Funksioni krahason informacione si lehtësia në përdorim apo nëse ka disa tipare apo veçori që i ka aplikacioni ekzitues. Për të ndërtuar këtë krahasime Google do të marrë informacion nga vlerësimet e përdoruesve.

Aktualisht është një eksperiment dhe nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm për përdoruesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat