Numri i përdoruesve të Twitter ngel në vend

Teknologji

Numri i përdoruesve të Twitter ngel në vend

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:50
Twitter

Tremujorin e kaluar Twitter shfrytëzoi pandeminë e koronavirusit dhe njerëzit e ngelur brenda për të rritur numrin e përdoruesve aktivë. Megjithatë aq e pati edhe tentativa ndërsa numri i përdoruesve aktivë gjatë tremujorin Korrik-Shtator u rrit shumë pak.

Gjatë kësaj periudhe kompania raportoi 187 milionë përdorues aktivë në ditë nga 185 milionë që kishte tremujorin e kaluar. Ende shifrat janë inkurajuese sepse një vit më parë Twitter kishte 29% përdorues më pak.

Edhe pse numri i përdoruesve aktivë është rritur, të ardhurat nga reklamimi morën goditje ndërsa reklamuesit rishikuan buxhetet e tyre. Të ardhurat prej 936 milionë dollarësh janë rritur me 14% krahasuar me një vit më parë. Analistët kishin parashikuar 777 milionë dollarë të ardhura.

Të ardhurat vetëm nga reklamimi ishin 808 milionë dollarë ose 15% më shumë se e njëjta periudhë në vit më parë. Angazhimi në platformë është rritur gjithashtu me 27% krahasuar me 2019.

SHBA është tregu më fitimprurës për kompaninë ku gjeneroi 513 milionë dollarë të ardhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat